FOL: Qeveria realizoi 64 % të planit vjetor, e para del MPMS-ja me 100 %

Prishtinë | 03 Mar 2019 | 12:30 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka realizuar 18 aktivitetet që kanë qenë në plan të realizohen në vitin 2018, çka del të jetë ministria që ka realizuar 100 për qind aktivitetet e ministrisë.

Ndërsa me vetëm 35 për qind të përmbushjes së aktiviteteve është Ministria e Infrastrukturës, e cila është ministria që nuk ka pasur plan të mirë të punës në vitin 2018.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Lëvizja FOL, e cila ka publikuar gjetjet e monitorimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2018, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli-Nimani, tha se ky monitorim është bërë në bashkëpunim me të gjitha ministrinë, në përjashtim të disa prej tyre, të cilat nuk kanë qenë bashkëpunuese.

“Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale ka realizuar 18 aktivitetet që kanë qenë në plan të realizohet që i bie nga gjitha ministritë i ka realizuar 100% të gjitha aktivitetet që kanë qenë të parapara, ndërsa me aktivitetet e zhvilluara më së paku është Ministria e Infrastrukturës ku vetëm 23 aktivitete ka pasur në plan të realizoj por vetëm 35% të aktiviteteve i ka përmbushur”, tha Demolli Nimani.

Sa i përket Zyrës së Kryeministrit, Lëvizja FOL, bën të ditur se 64 për qind është realizuar plani.

“Zyra e kryeministri në 11 objektiva 117 aktivitete sa kanë qenë të parapara të realizohen, 75 janë realizuar, 42 nuk janë realizuar, prej tyre janë 64% janë realizuar nga aktiv”, shtoi ajo.

Sipas saj, FOL ka konsideruar që është në interes të qytetarëve të dinë për realizimin e planit dhe performancën e ekzekutivit.

“Lëvizja Fol duke konsideruar se është në interes të qytetarëve të dinë për realizimin e performancave të Qeverisë e ka bërë planin vjetor të 21 ministrive dhe të kryeministrit dhe ka pas nivel të ulët të realizimit që janë paraparë të kryhen në vitin 2019”, tha Demolli-Nimani.

Ajo tha se MAShT-i, MTI-ja, MPJ-ja dhe MIE-ja kanë qenë mosbashkëpunues me Lëvizjen Fol, pasi që nuk i janë përgjigjur pyetjeve të FOL-it, për performancën e tyre.

“64% janë realizuar, 237 apo 27% kanë mbetur të papërfunduar, 90 aktivitete si Ministria e Arsimit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministra e Punëve të Jashtme, Ministria e Integrimeve nuk dihet nëse i kanë realizuar aktivitetet sepse këto ministri nuk i janë përgjigjur pyetësorit të Lëvizjes Fol”, tha ajo.

Ajo tha së ministritë që nuk i janë përgjigjur Lëvizjes Fol nuk kanë dhënë asnjë arsye për këtë edhe pse kërkesa iu është bërë disa herë.

“Nuk na kanë treguar arsyen, nuk janë treguar bashkëpunues MAShT nuk është përgjigjur, këto të dhëna janë zyrtare për ministri, nuk janë treguar bashkëpunuese”, shtoi Demolli-Nimani.

Të ngjashme