Lëvizja Vetëvendosje dënohet me 5 mijë e 100 euro për thyerjen e heshtjes zgjedhore

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 5 mijë e 100 euro për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore në komunën e Podujevës.

Kjo u konfirmua në vendimin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa të datës 16 nëntor.

Ky panel ka vendosur për ankesën e paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Vetëvendosje obligohet që dënimin ta paguajë në afat prej 15 ditësh.

PZAP e ka refuzuar ankesën e LDK-së ku ka kërkuar që Vetëvendosjes t’i shqiptohet gjobë për thyerjen e heshtjes zgjedhore në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë dhe në Gjakovë.

Vendimin e plotë të PZAP-së mund ta gjeni KËTU

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme