Lëvizja Vetëvendosje do t’i kërkojë Supremes të vendosë pro numërimit të votave të disaporës

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të PZAP-së për mosnumërimin e votave të mërgatës, për të cilin kanë njoftuar se do ta apelojnë në Gjykatë Supreme, shkruan Ekonomia Online.

VV thotë se bashkatdhetarët tanë nuk ia kanë borxh askujt këtë cenim të së drejtës së tyre bazike që buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe të drejtat ndërkombëtare në këtë sferë.

Postimi i plotë:

“Do ta apelojmë në Gjykatë Supreme vendimin për mosnumërimin e vota të bashkatdhetarëve

Sot pranuam nga Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa vendimin e marrë nga gjyqtarët Fejzullah Rexhepi Kryesues, Nenad Llazic, Afjete Sada – Gllogjani, Kymete Kimete, Zyhdi Haziri, Rrustem Thaqi, Ferki Xhaferi, Faton Ademi dhe Adnan Konushevci, anëtarë, ku refuzohet si i pabazuar apeli i paraqitur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për numërimin e zarfeve me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë.

Ndonëse Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës i kërkonte PZAP ta merrte parasysh këtë të drejtë, sërish sot ky panel në mënyrë artificiale dhe në interpretim të ngushtë ia mohoi të drejtën për numërimin e votës qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit”, thuhet në reagim, derisa theksohet se do të ankohen përsëri në Gjykatë Supreme.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta dërgojë në Gjykatën Supreme apelin sërish, duke pritur që kjo çështje të zgjidhet e të numëron këto fletëvotime. Bashkatdhetarët tanë nuk ia kanë borxh askujt këtë cenim të së drejtës së tyre bazike që buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe të drejtat ndërkombëtare në këtë sferë”, thanë në VV.

Do ta apelojmë në Gjykatë Supreme vendimin për mosnumërimin e votave të bashkatdhetarëveSot pranuam nga Paneli…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Montag, 28. Oktober 2019

Të ngjashme