Liberalizimi diskutohet sërish në Bruksel

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Të martën në Bruksel mbahet edhe një takim i Grupit Punues për Vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimin nga agjenda e punimeve të publikuar për sot pika e parë e rendit të ditës është diskutimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Më saktësisht në tavolinën e bisedimeve është ai që quhet “Teksti i Rishikuar i Presidencës së Çekisë”.

Kjo do të jetë hera e tretë që Grupi Punues për Viza brenda një muaji diskuton heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës për në Zonën Schengen, njofton Klankosova.tv.

Në dy takimet paraprake, disa nga shtetet anëtare kanë shprehur qëndrime të ndryshme për liberalizim siç është hyrja në fuqi e sistemit informativ “ETIAS” që mëtohet të ndodh në nëntor të 2023-ës.

Ndërkohë presidenca çeke e BE-së që përfundon më 31 dhjetor ka thënë se do mundohet që t’i bind shtetet anëtare të Unionit që një vendim për heqje vizash për Kosovën të ndodh deri në fund të vitit.

Të ngjashme