Liberalizimi peng i një kushti të pakuptimtë

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 10:11 | Nga

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka shkruar të hënë se Kosova ka nevojë për liberalizim të vizave pavarësisht se është bllokuar nga BE-ja me një kusht të pakuptimtë, ashtu si thotë se jemi bllokuar nga vetvetja me një kauzë politike të paqëndrueshme por edhe të dëmshme për perspektivën e vendit.

Ai në rrjetin social Facebook shkruan se aspiratat tona për tu anëtarësuar në BE duhet t’i përmbushim me veprime dhe vendime të mëdha dhe të guximshme.

Lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Aspiratat tona për tu anëtarësuar në BE duhet ti përmbushim me veprime dhe vendime të mëdha dhe të guximshme.

Bashkimi Evropian u themelua që të mundësojë lëvizjen e lirë të njerëzve, të mirave, shërbimeve dhe kapitalit.

Tregu unik evropian mënjanoi barrierat për lëvizje të lirë të faktorëve të prodhimit sikurse edhe të ndërmarrësisë dhe shërbimeve.

Kosova ka nevojë të jetë në tregun e BE-së; këtë e mundëson MSA-ja. Kosova ka nevojë për dije evropiane; këtë e mundëson liberalizimi i vizave. Kosova ka nevojë për lëvizje të lirë të mallrave; këtë e mundëson liberalizimi i vizave (ndryshe mallrat nuk mund të lëvizin pa njerëz). Kosova ka nevojë për lëvizje të ndërmarrësisë; edhe këtë e mundëson liberalizimi i vizave.
Jemi bllokuar nga BE, me një kusht të pakuptimtë ashtu siç jemi bllokuar nga vetvetja me një kauzë politike të paqëndrueshme por edhe të dëmshme për perspektivën e vendit. Në një formë, ne mund ti kuptojmë paragjykimet e disa burokratëve evropian në përcaktimin e kushteve që nuk ua kanë përcaktuar të tjerëve, por duhet të gjejmë forcë të tejkalojmë vetveten për të qarë rrugën evropiane, atë të perspektivës ekonomike dhe kulturore. Ne duhet të arrijmë atje ku e kemi qëllimin, pa marrë parasysh se kjo rrugë nuk është pa pengesa. Fundja rrugë tjetër nuk kemi, prandaj çdo vonesë na dëmton.

Pa pjesëmarrje të mirëfilltë në tregun evropian nuk ka zhvillim ekonomik çfarë neve na nevojitet”. (sic)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme