Liberalizimi i vizave për Kosovën çështje teknike

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 15:13 | Nga

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, takoi në selinë e eurodeputetit Weidenholzer Josef dhe zëvendëspresident i fraksionit të Socialdemokratëve në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Shahini e njoftoi zëvendëspresidentin për përpjekjet e Kosovës dhe të AKB-së për zhvillimet ekonomike dhe politike për rrugën e integrimeve drejt Bashkimit Evropian, synim ky i çdo kosovari me pikëpamje evropiane.

“Kosovarët dhe bizneset tona kanë mbet si vendi më i izoluar në BE pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Gjeorgjisë dhe Ukrainës”, tha Shahini.

Sipas tij, kjo është një brengë dhe kufizim i të drejtave të njeriut për të cilën BE-ja po e kushtëzon Kosovën me demarkacionin, asociacionin dhe luftën kundër korrupsionit po të cilat në Kosovë të gjitha këto janë në proces, por këto për Kosovën po zbatohen standarde të dyfishta në krahasim me vende e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i AKB-së e njoftoi eurodeputetin edhe për përpjekjet e disa liderëve të Ballkanit për një treg unik të ish-Jugosllavisë i propozuar ditë më parë nga Vuqiqi.

“Ballkani është një vend që ka dallime të mëdha rreth konceptit shtetformues, religjion dhe territorial e lëre më atë ekonomik”, tha Shahini, duke shtuar se rruga e vetme e Ballkanit Perëndimor është bashkimi në familjen evropiane më standarde më të mira për mirëqenien e çdo qytetari.

Në anën tjetër zëvendëspresidenti Josef tha se fryma evropiane është zgjedhja më e mirë për të gjithë popujt në Ballkan, ashtu siç merren vesh këtu dhe komunikojnë mes vete ata popuj që kanë dalë nga lufta duhet të jetojnë edhe atje. “Ballkani shumë ka vuajtur nga përpjekjet e ndarjes së dhunshme tash është koha që të bashkohen me idetë integruese dhe zhvillimore për ekonominë e vendit të tyre dhe për të ardhmen e fëmijëve të vet”.

“Kosova ka bërë shumë përpjekje dhe është në rrugë të mirë dhe ju duhet të vazhdoni që teknikisht t’i plotësoni të gjitha kushtet sa i përket anëtarësimit dhe integrimit në BE”, tha Josef.

Sipas një komunikate të AKB-së, Josef ka theksuar nevojën që Kosova sa më shpejt t’i plotësojë kushtet teknike për liberalizim të vizave si standard, por jo kushte të dyfishta. “Të gjitha vendet e Ballkanit i kanë pasur kushtet e njëjta ashtu siç i ka edhe sot Kosova për liberalizim të vizave”.

Ai shtoi se kushtet tjera asnjëherë nuk janë kërkuar nga askush, por ato mund të përdoren për çështje interne nga personat jo të përgjegjshëm ndaj votuesve dhe taksapaguesve kosovarë.

”I ftoj të gjithë në Kosovë që sa më shpejt t’i plotësojnë kërkesat e qytetarëve të tyre dhe t’i plotësojnë kushtet teknike për liberalizim të vizave që janë kritere thelbësore. Të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor në shumicën e rasteve cenohen edhe nga politika, por edhe nga komunitetet mes vete… Ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë këtë proces për Kosovën dhe na vjen mirë që shumica e kosovarëve mendojnë edhe më mirë për BE-në sesa disa që jetojnë në BE”, tha Josef.

Sipas tij, një ditë Kosova do të jetë në familjen mbi 500 milionë qytetarëve, gjë që do të hapë perspektivën edhe të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and suit

Të ngjashme