Liburn Aliu: VV-ja u angazhua për 15 vjet për barazi dhe liri

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, tha se kjo parti për 15 vite u angazhuan për barazi dhe liri, duke thënë se kjo ishte qenësore, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se kushdo që tenton ta ndaj vendin VV-në e ka përballë.

“Sot është dita e Çlirimit e kryeqytetit ne po takohemi në këtë shesh si dhe ende mund të dëgjojmë thirrjen liri barazi, kjo na e kujton atë këmbëngulje të atyre vajzave që jetët e flijuara kudo që kishte nevojë. Para 15 vitesh ne themeluam Lëvizjen, pasi thamë që ende nuk u kry, thamë se vetëvendosje deri në çlirim të plotë të vendit”, tha ai.

“Tani që jemi të parët dhe po bëhemi më shumë se gjysma kjo falë punës së aktivistëve. Atyre që duan të na e copëtojnë vendin u themi me zemrën plot po provoni nëse mundeni, se këtu na keni”, tha Aliu.

Arrin edhe Albin Kurti në tubim

Tashmë ka mbërritur edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku u prit me brohoritje nga qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Qytetarët e kanë pritur me frazat “Hajnat në Burg”, “Me hajna nuk ka shtet”, etj.

Fillon tubimi Vetëvendosjes, mblidhen qindra qytetarë

Në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje tashmë janë mbledhur numër i madh u qytetarëve dhe figurat në të larta të partisë.

Aty janë parë ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi, ish ministrat Blerim Reka, Arben Vitia, Rozeta Hajdari e funksionarë të tjerë të partisë.

Të ngjashme