Liderët e Kosovës injorohen nga homologët botërorë

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 08:09 | Nga

Presidentin e Kosovës, kryeministrin dhe kryeparlamentarin po refuzojnë t’i takojnë homologët e tyre ndërkombëtarë. Në “gishta të duarve” mund të numërohen pritjet e këtyre tre liderëve jashtë vendit. Derisa nga drejtuesit e institucioneve vendore mungesën e vizitave e arsyetojnë me zhvillimet e brendshme politike, përfaqësuesit e opozitës thonë se “liderët e lidhur me krimin askush s’i takon”

Lidershipi kosovar vazhdon të përballet me izolim ndërkombëtar.

Pritjet e organizuara shtetërore për presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, si dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli nga homologët e tyre ndërkombëtarë mund të numërohen në “gishtat e duarve”. Kjo për faktin se mënyra e qeverisjes së tyre në Kosovë nuk po i bind liderët botërorë se duhet pritur në zyrat e tyre tre liderët kryesorë të vendit.

Derisa drejtuesit e tri institucioneve qendrore të Kosovës mungesën e mjaftueshme të vizitave zyrtare jashtë shtetit e arsyetojnë me zhvillimet e brendshme politike, përfaqësues të opozitës, si dhe analistët politikë thonë se është i qartë injorimi që u bëhet udhëheqësve kosovarë nga homologët e tyre evropianë dhe botërorë. Dhe ky “izolim”, sipas tyre, po ndikon keq në imazhin e Kosovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme