Liderët e partive politike takohen për Demarkacionin, i pranishëm edhe Delawie (Foto)

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 15:05 | Nga

Në këto momente po mbahet një takim ndërmjet zyrtarëve të partive politike të pozitës e opozitës lidhur me Demarkacionin.

Në këtë takim që është duke u mbajtur në hotel ‘Swiss Diamond’ në Prishtinë, janë të pranishëm kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën, nënkryetari i Kuvendit që vjen nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim ku do të diskutohet për temën e shumëpërfolur të Demarkacionit me Malin e Zi janë të pranishëm shumë përfaqësuese si të pozitës ashtu edhe opozitës derisa aty është parë edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie dhe ambasadorë të tjerë  që besohet se janë në rolin e vëzhguesit.

3-7 4-3 44-3 2-229

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme