Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës nuk po zbatohet, sfidë buxheti

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 11:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeminisrit dhe Save the Children kanë mbajtur tryezë diskutimi me temë: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – një vit pas hyrjes në fuqi”, raporton Ekonomia Online.

Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, tha se sfidë kryesore për zbatimin e Ligjit është buxhetimi, derisa kërkoi mobilizim të institucioneve.

“Gjatë kohës së pandemisë jemi ballafaquar me probleme të shumta por punën që e kemi bërë ne e kemi pasur fokus nxjerrjen e akteve nën ligjore për zbatimin e këtij Ligji. Me këto akte nën ligjore kërkojmë mbuleshmëri edhe në nivelin lokal, ne me të gjithë akterët e shoqërisë civile jemi duke punuar që këto akte nën ligjore të harmonizohen para se të miratohen në Qeveri”.

“Këto akte nënligjore do ta rregullojnë tërë strukturën e mbrojtjes së fëmijës. Është një sfidë që do të ballafaqohemi sa i përket buxhetit dhe nëse nuk ka mobilizim institucional do të ketë frikë që ky Ligj mos të jetë i zbatueshëm”.

Ndërsa Duda Balje anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, tha se shumica e Ligjeve në Kosovë që nga pas lufta nuk kanë pasur implimentim siç duhet.

“Ne kur kemi votuar Ligjin i kemi dhënë shtetit kohë për tu përgatitur. Në kemi parë situatën dhe duhet me punu më shumë, në Kosovë nuk është vetëm ky Ligj por secili ligj prej luftës implimentimi është keq dhe asnjëherë nuk e kemi thënë kush e bëri keq. Dhuna ndaj fëmijëve është rritur shumë”.

Nitë Bylykbashi-Deliu nga Save the Children në Kosovë, theksoi se një pjesë e popullatës nuk e dinë që dhuna ndaj fëmijëve është vepër penale.

“Ne shpesh i referohemi si e ardhmja jonë por harrojmë se ata janë e tashmja. Shumë punë është bërë derisa është miratuar ky Ligj mirëpo kjo është vetëm pikë nisje”.

“Save The Children ka punuar ngush me institucionet në mënyrë që me e promovuar Ligji dhe një pjesë e madhe e popullatës nuk e din që dhuna ndaj fëmijëve është vepër penale”.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha shqetësues është fakti i mospunës së institucioneve për zbatim të këtij Ligji, raporton EO.

“Ajo çka mbetet shqetësuese është gjendja aktuale e punës që kanë bërë institucionet për zbatimin e këtij Ligji dhe kryesisht nxjerrjen e akteve nënligjore. Avokati i Popullit ka miratuar rregulloren për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”.

Të ngjashme