Ligji për Prishtinën përplas prapë LDK-në dhe VV-në

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 10:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ligji për Prishtinën vazhdon të përplasë zyrtarë të LDK-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, tha se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk po gjen kohë dhe vullnet për t’u takuar, në mënyrë që të diskutojnë draftligjin për Prishtinën.

“Qe tre muaj jemi munduar të kemi një takim me kryetarin e Prishtinës në mënyrë që edhe në nivelin politikë të sqarojmë këtë. Në nivelin teknik është ne e kemi pasur një përfaqësues por që nuk kemi pasur mundësi që të kemi takim edhe në nivelin politikë. Vazhdimisht janë gjetur disa arsye nga ana e Shpend Ahmetit, arsyet mund të jenë një javë ose dy por jo për tre muaj”, tha Gecaj, raporton Ekonomia Online.

Mirëpo, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka mohuar pretendimet e Gecajt.

Ai e ka quajtur “rrenc patologjik” zëvendësministrin e MAPL-së, duke thënë se draftligji për Prishtinën është i gatshëm, por Qeveria qëllimisht nuk po e dërgon në Kuvend për miratim.

“Ajo që e tha Bajram Gecaj, është një rren e tij e radhës. Ai njihet si një rrenc palotologjik dhe si të tillë e njohim. Nuk është e vërtetë që ka kërkuar takim qe tre muaj. Ministria e tij ka dërguar një e-mail para një jave ku ata e kanë caktuar kur me u takuar, por jo nuk jemi takuar. Draftligji është gati por Qeveria me qëllim nuk po e dërgon në Kuvend”,  ka thënë Tahiri.

Kjo deklaratë e tij erdhi si kundërpërgjigje ndaj asaj të Gecajt, i cili pas takimit që kishte sot në Komunën e Prishtinës me kryesuesin Halim Halimi rreth Ligjit për Prishtinën.

Të ngjashme