Ligji për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit nuk u zbatua asnjëherë

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 11:49 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi, nuk ka arritur të votojë në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Para deputetëve, projektligjin e arsyetoi Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, raporton EkonomiaOnline.

“Fuqizimi i legjislacionit përkatës është prioritet i ministrisë tonë. Ne kemi bërë harmonizimin e dispozitave përkatëse dhe paraqesim para jush për aprovim Projektligjin për sponzorizimin në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,” tha Gashi para deputetëve.

Teuta Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së tha se përkrahin në parim projektligjin dhe do të kontribuojnë në mes të leximit të parë dhe dytë, raporton EO.

“Ne jemi dakordu. Ky projektligj nuk është zbatu asnjëherë dhe kërkojmë nga ministria që ky ligj vërtetë të zbatohet,” tha Haxhiu.

Avdyl Salihu në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së tha se do ta përkrahin në parim projektligjin.

Edhe PSD dhe NISMA Social demokrate kanë shprehur përkrahjen në parim të këtij projektligji.

Të ngjashme