Ligjit për Gjuhët s’po zbatohet, BE kërkon strategji për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave gjuhësore

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 09:55 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj në hapjen e Konferencës së pestë vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve të Gjuhëve, organizuar nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët, tha se Republika e Kosovës ka kornizën më të avancuar ligjore në fushën e të drejtave gjuhësore.

Haradinaj shtoi se Qeveria ka përgatitur dhe aprovuar planin aksional për adresimin e rekomandimeve të raportit të vendit 2018 të Komisionit Evropian, i cili ndër të tjera parasheh edhe miratimin e strategjisë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave gjuhësore.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve përcaktojnë që gjuha shqipe dhe serbe gëzojnë statusin e barabartë të gjuhëve zyrtare, përderisa gjuhët e komuniteteve tjera si gjuha boshnjake, turke dhe rome gëzojnë statusin e gjuhëve zyrtare dhe gjuhëve në përdorim zyrtar në komuna”.

“Kosova është specifike për sa i përket gjuhëve dhe ka dygjuhësinë zyrtare. Pra Kosova është një prej vendeve që i ka dy gjuhë zyrtare, gjuhën shqipe dhe atë serbe. Gjuha serbe, si gjuhë zyrtare në zbatim ka disa vështirësi, pra me Kushtetutë, me ligje është gjuhë zyrtare, por që në zbatim ka disa vështirësi. Ato vijnë edhe në përkthim, në përgatitje të legjislacionit me kohë dhe veçanërisht në komunikim në të gjitha nivelet”.

Në fjalën e tij, para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj tha se është vlerë njerëzore të respektohet gjuha e tjetrit.

“Qeveria ka ndërmarrë disa iniciativa në mënyrë që të zbatohet Ligjit dhe të arrihet liria e gjuhëve. Aktualisht është duke u punuar në koncept dokument për formimin e njësisë për përkthime, njësi kjo që do të udhëheqë procesin e përkthimit të legjislacionit qysh nga faza e parë e përgatitjes dhe do të përfshijë redaktimin dhe lekturimin, si përpjekje që të arrihet standard më i lartë i përafërimit dhe harmonizimit të legjislacionit shumëgjuhësh në Kosovë”.

Komisioneri për gjuhët, Sllavisha Mlladenoviq tha se Ligji për gjuhët në Kosovë ekziston, por zbatimi i këtij tij nuk është në nivelin e duhur.

“Kosova ka një kornizë ligjore për gjuhët shumë të avancuar për mbrojtjen e të drejtave të gjuhës, gjuha shqipe dhe serbe është në të folur dhe shkrim e barabartë në territorin e Kosovës po ashtu edhe ajo boshnjake, romune, turke e të tjera që kanë përdorim në komuna të caktuara të Kosovës”, tha Milladenoviq.

Ndërsa, komisionerja për gjuhët dhe kryetar në largim e asociacionit, Meri Huws tha se asociacioni punon me entuziazëm për të drejtat gjuhësore në Kosovë.

“Është me rëndësi për ne si komision i gjuhës të kujtojmë vetëm kur flasim për këto koncepte dhe ne flasim për një komunitet dhe të drejtat e tyre që ata të kenë zë në gjuhën e tyre dhe të respektohen në gjuhën. Tyre po ashtu dhe kjo ka të bëjë me të drejtat e njeriut kështu që sot dëshiroj të dini se ka një asociacion ndërkombëtar qe mbledh te gjithë komisionerët që për respektimin e të drejtës gjuhësore”, tha Huws.

Të ngjashme