Haradinaj e Limaj dalin nga takimi, nuk flasin për mediet

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 13:04 | Nga Besiana Dauti

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, kanë dalë nga takimi i përbashkët i krerëve të shtetit, raporton Ekonomia Online.

Ata nuk janë deklaruar për medie.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar krerët e shtetit, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe bashkëkryesuesit e Dialogut Fatmir Limajn e Shpend Ahmetin, në një takim në Kuvend.

Veseli i ka ftuar krerët e shtetit dhe bashkëkryesuesit e ekipit shtetëror të dialogut në takim në kabinetin e tij në Kuvend për të diskutuar për dialogun.

Derisa ekipi negociator i Kosovës pritet që nesër ta prezantojë në Kuvendin e Kosovës platformën për dialogun me Serbinë.

Të ngjashme