Limaj: Do të evitojmë lëshimet e bëra, partia do të ristrukturohet

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate sot ka shënuar 7 vjetorin e themelimit. Shtatë vite më parë, djem e vajza, burra e gra anekënd vendit, u bashkuan dhe u rreshtuan rreth këtij opsioni politik, të cilin e panë si shumë të rëndësishëm për vendin tonë.

Në përvjetorin e shtatë të Nismës Socialdemokrate, në emër të gjithë anëtarësisë, kryetari Limaj i çoi përshëndetje të përzemërta njërit prej themeluesve të Nismës, Jakup Krasniqi, një burrë i madh i vendit, një personalitet emblematik dhe historik që gjithë jetën ia kushtoi vendit.

Kryetari Limaj në prani të shumë socialdemokratëve, ka shprehur mirënjohje dhe falënderime për çdo aktivistë të Nismës që ka kontribuar ndër vite për fuqizimin e partisë dhe theksoi se për asnjë moment nuk do të ndalemi së shërbyer vendit. Do të vazhdojmë̈ procesin e zgjedhjeve të brendshme në degë, do të evidentojmë lëshimet që kemi bërë, ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë̈ se bashku me ju për të përgatitur ristrukturimin e partisë̈ për betejat që na presin.

Gjithashtu, në fund të këtij eventi me rastin e 7 vjetorit të themelimit të subjektit tonë, kryetari Limaj tha se, ne si Nismë do të monitorojmë nga afër punën e atyre që morën besimin e qytetarëve për të qeverisur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme