Limaj e fajëson Thaçin për ngecjen e Kosovës

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 21:00 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka kritikuar liderët e shtetit për punë joserioze.

Ai, në një intervistë për emisionin Rubikon të televizionit Kohavision, ka thënë se në asnjë vend të botës nuk nënshkruhet një marrëveshje dhe pastaj pas disa vjetëve të tentohet të shfuqizohet një vendim i tillë.

“Edhe kur nuk ke ekspertë, blihet e paguhet. Shteti i ka ato mundësi, vetëm e vetëm që mos të gabohet”, ka thënë ai.

Përgjegjës kryesor i gjithë situatës brenda vendit është ish-kryeministri dhe presidenti aktual, Hashim Thaçi.

“Unë po e them me zë diçka që e dinë të gjithë dhe nuk hezitoj të them diçka të tillë. Ne jemi me këto tema të mëdha në tavolinë që nga dita e parë”, ka thënë Limaj.

Të ngjashme