Limaj e porositë Kurtin: Leri aktrimet, merru me dialogun

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 14:01 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për ndryshimin e qëndrimeve lidhur me heqjen e taksës dhe vendosjen e masës së reciprocitetit, shkruan Ekonomia Online.

Limaj e ka porositur Kurtin se duhet të sillet si shef i Qeverisë dhe të merret me cështjen e dialogut e jo të aktrojë e të improvizojë.

Sipas Limajt, Kurti ka propozuar që të hiqet taksa, pa marrë asnjë zotim në këmbim.

 “Qëndrimi i kryeministrit ka qenë për  reciprocitet,  mandej heqja e taksës, pastaj do të fillojmë heqjen e taksës më 15 mars për lëndën e parë e mandej me 1 prill, ky është një ndryshim radikal. Shkove e hoqe taksën pa negociuar me Serbinë, pa kërkuar asgjë”, ka thënë Limaj.

Ai ka kërkuar nga Kurti që ta qartësojë çka nënkupton reciprociteti.  “Zotëri Kurti kjo nuk është ofanzivë është dështim, ju nuk keni qartësuar çka nënkupton reciprociteti. Ju keni humbur një mundësi të madhe të negociomit, keni probleme me prioritetet e juaja, të janë  bërë dy marrëveshje për hekurudha dhe për aviacionit, nuk guxon një kryeministër të fshihet pas drejtorëve, Pse  nuk i ke shkarkuar këta drejtor”, ka thënë Limaj.

Limaj ka shtuar se Kurti po komunikon me botën nga zyra e tij.

“Keni ik nga qëndrimi për reciprocitet.  Unë e di që kurrë s’keni me vendos, krejt jeta jote politike është kjo: krejt ose asgjë. Kjo nuk është  mençuri”.

Limaj ka thënë se partnerët e koalicionit qeverisës kanë probleme mes vete.

“70% e fjalimit tënd u bë për  LDK-në e jo neve. E kqyrshe Kadrinë por e pate për LDK-në.  Keni probleme. Unë i analizojë këto sene”, ka thënë ai.

Të ngjashme