Limaj me elektoratin e Vrrinit e Lumës, na duhen njerëz që e mbajnë fjalën

Prizren | 29 Maj 2017 | 23:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka takuar sot banorët e Vrrinit e Lumës në Prizren.

Në tubimin e partisë, ku merrnim pjesë dhe bashkëpartiakët Zafir Berisha e Bilall Sherifi, kreu i Nismës ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeveri reformatore e njerëz që e mbajnë fjalën.

Limaj, partia e të cilit është në koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se këto subjekte janë “bashkuar për të dhënë shpresë dhe mundësi në vendin tonë”.

Ai ka paralajmëruar se Kosovën e presin shumë probleme e ditë të vështira në të ardhmen, duke thënë se për ditë të tilla Kosovës i “duhen njerëz të qëndrueshëm”, raporton Express.

“Na duhen njerëz të cilët mbajnë fjalën. Na duhen deputetë që mbrojnë interesin e Kosovës”, ka thënë Limaj në Prizren.

“Na duhen deputetë të cilët e shtyjnë, e ndihmojnë qeverinë e ardhshme të Kosovës”, është shprehur ai.

“Nuk na duhen deputetë që joshen, shfrytëzohen, shantazhohen dhe ndërrojnë mendim çdo sekondë”, ka porositur Limaj.

Kreu i Nismës, njëherësh kandidat për deputet në listën e koalicionit PDK-AAK-Nisma, ka vlerësuar se tani “është koha e fundit që fillimi i ndryshimit të madh në vendin tonë të fillojë në Parlamentin e Kosovës, për të vazhduar në qeverinë e Kosovës”.

“Si asnjëherë më parë, Kosovës i duhen deputetë të cilët nuk pranojnë me asnjë kusht të çojnë dorë, të pajtohen me gjërat që janë në kundërshtim me vendin e tyre”, është shprehur Limaj.

Zafir Berisha, kryetar i Nismës në Prizren, ka ftuar banorët e Vrrinit e të Lumës të jenë “spartanë të pathyeshëm” dhe ta mblshtesim vizionin social-demokrat të Nismës.

Fotot: Ekonomia Online




Të ngjashme