Limaj garanton mbështetje për bizneset e vogla e të mesme

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 14:29 | Nga

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj pas vizitave që u ka bërë disa bizneseve të vogla ka thënë se prioritet i Nismës në Qeverinë e re do të jetë mbështetja për bizneset e vogla dhe të mesme si dhe investimet ne bujqësi.

Ky është shkrimi i plotë i Limajt:

Sot bashkë me kandidatët e Nismës për deputetë, Enver Hoti dhe Haxhi Shala, vizitova disa biznese të vogla dhe të mesme në Malishevë. Fabrika për prodhimin e dritareve dhe dyerve të plastikës, është ndër fabrikat më cilësore në komunën e Malishevës, e cila prodhimet e veta i eksporton në Gjermani dhe Amerikë. Pronari i kësaj fabrike të njohur, premtoi se me një mbështetje të vogël nga shteti kjo fabrikë do të mund të punësoi rreth 50 persona.

Gjithashtu sot në Malishevë vizitova edhe Fabrikën për grumbullimin e qumështit. Edhe drejtuesit e saj shprehen shqetësimin që deri më sot nuk kanë marrë asnjë përkrahje nga institucionet qendrore të shtetit, ndryshe me një përkrahje të vogël do të mund të punësonin mbi 60 punëtorë të rinj.

Mbështetja për bizneset e vogla dhe të mesme, mbështetja për bujqësinë do të jenë prioritetet kryesore të Nismës në qeverinë e ardhshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme