Limaj: Gjatë qeverisjes sonë e kemi rritur buxhetin dhe kemi bërë investime serioze

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Nisma-s Fatmir Limaj ka thënë se gjatë qeverisjes Thaçi I është rritur buxheti dhe janë bërë investime serioze.

“Në 2008-en kur ne jemi future në Qeveri për herë të parë buxheti i Kosovës ka qenë 722 mijë euro, ndërsa në 2010-en kur ka përfunduar mandati i parë i asaj kohe sa isha unë pjesë e asaj Qeverie është rritur në 1 milionë e 400 mijë euro” është shprehur ai.

Ai ka thënë poashtu se kur kishin ardhur në Qeveri Kosova kishte qenë në kaos.

“S’ka pas asnjë investi serioz” ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme