Limaj: Gjithmonë do të kemi një Serbi luftënxitëse nëse BE-ja s’merr masa

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nëse dialogu me Kosovën dështon atëherë do të rinisë një konflikt si në Armeni dhe Azerbejxhan, përcjell Ekonomia Online.

Limaj ka thënë se është koha e fundit që Bashkimi Evropian të marr masa ndaj këtij regjimi.

Deklarata e plotë e Limajt:

Ushtria që ka bërë gjenocid, spastrime etnike nëpër ish-Jugosllavi e posaçërisht në Kosovë, vazhdon të jetë e komanduar nga ekzekutorët e gjenocidit dhe e drejtuar nga të njëjtit politikanë që e kanë përdorur këtë ushtri për realizmin e planit të Serbisë së Madhe përmes luftës, terrorit e gjenocidit.

Derisa këta njerëz nuk përgjigjen për krimet që i kanë kryer dhe derisa nuk shpërbëhet ajo organizatë kriminale e quajtur ushtri dhe drejtues tjerë të sistemit të sigurisë, gjithmonë do të kemi një Serbi luftënxitëse e kërcënuese për rajonin e më gjerë.

Është koha e fundit që Bashkimi Europian të merr masa ndaj këtij regjimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme