Limaj i hakmerret Haradinajt për Haxhi Shalën, ia merr një nëndegë në Malishevë

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se sot në partinë e tij kanë aderuar disa ish-anëtarë të AAK’së, raporton Gazeta Express.

Limaj në Facebook ka shkruar se në Nismë janë antarësuar ish kandidati për kryetar të Malishevës, njëherit asambleistit në Kuvendin Komunal të Malishevës, Kajtaz Gashi me bashkëpunëtorët e tij nga AAK-ja, Januz Mazreku – nënkryetar i degës dhe Avni Kryeziu – anëtar kryesie dhe kryetar nëndege.

“Kajtaz Gashi është pasardhës i familjes së shquar patriotike, Ramadan Shabanit nga Kijeva, i cili ishte një nga pleqnarët më me zë të asaj kohe, duke luajtur rol të madh jo vetëm në pajtimin e gjaqeve dhe ndaljen e hasmërisë mes shqiptarëve, por edhe në promovimin e vlerave tona kombëtare. Ardhja e Kajtazit, Januz Mazrekut dhe Avni Kryeziut, është vlerë e shtuar për familjen tone politike. Bashkë me ta do të jemi edhe më të fuqishëm në Malishevë dhe në vend. NISMA Socialdemokrate është një portë politike e hapur për të gjithë ata njerëz me energji pozitive të cilet duan që përmes saj të japin kontributin e tyre për vendin dhe kombin”, ka thënë ai.

NISMA dhe AAK’ja kanë acaruar marrëdhëniet sidomos pasi që deputeti Haxhi Shala kaloi në AAK.

Të ngjashme