Limaj: Intelektualët janë bashkuar rreth Nismës në Drenas

Drenas | 13 Tet 2017 | 19:10 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë një tubimi zgjedhor në Korroticë të Drenasit, iu ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të bashkohen për ndryshim.

Limaj ka shprehur besimin se kandidati i Nismës për kryetar, Isa Xhemajalaj, me ekipin e tij, do t’i japë një frymë pozitive Komunës së Drenasit, pas 22 tetorit.

“Drenasi ka bërë një hap të madh drejt ndryshimit dhe ky ndryshim është duke u bërë kur një grup i intelektualëve janë bashkuar. Kandidati ynë për kryetar është shumë më i fuqishëm me përkrahjen e tyre. Edhe një herë kemi ardhur që të kërkojmë mbështetjen e Juaj për kryetarin Xhemajlaj”, tha Limaj.

“Besojmë se e vetmja alternativë për ndryshimin e Drenasit është Isa Xhemajlaj. Isa i ka të gjitha artibutet që mund t’i bashkojë këta intelektualë”.

“Apeli im është që të bashkoheni rreth këtij ndryshimi. Bashkohuni dhe jepjani një frymë pozitive komunës suaj. Me këta njerëz ka shpresa shumë të mëdha që mund të realizojmë shpresat që kanë qytetarët e Drenasi”.

“Vendi ka nevojë me ia dhënë një mundësi tjetër. Vendi ka nevojë për mundësi të reja. E shoh në qeverinë vendore vetëm me një muaj ditë dhe mund ta vëreni ndryshimin”, deklaroi kreu i Nismës, njëherësh zëvendës-kryeministër i Qeverisë.

Të ngjashme