Limaj: Intelektualët po rreshtohen krah projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare!

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për Kryeministër nga rradhët e Nismës, Fatmir Limaj ka mbajtur takim me intelektualë nga komuna e Malishevës.

Ai në postimin e tij në Facebook tha që intelektualët po rreshtohen krah projektit për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

“Intelektualët po rreshtohen krah projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare” tha ai

Postimi i plotë:

Sot kisha një takim të jashtëzakonshëm me intelektualë nga komuna e Malishevës, të cilët tashmë janë bërë bashkë për të dhënë kontributin e tyre për kauzën tonë të drejt, që zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zëri i vlerave kombëtare dhe zëri i Llapushës të jetë sa më i fuqishëm në Parlament dhe kudo që është nevojshme.
Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë vetëm zgjedhje të parakohshme, por janë zgjedhje për t’i dhënë drejtim e siguri vlerave tona kombëtare dhe këtë do ta bëjmë falë këtij bashkimi të fuqishëm që po ndodh, pa dallime partiake por për të mirën e Malishevës, për të mirën e Kosovës.
Malisheva, falë këtij uniteti e vizioni të qartë ka arritur dhe do vazhdojë të ketë prezencë e përfaqësim dinjitoz në Institucionet qendrore, për të qenë vendimtare në inicimin e politikave me interes për vendin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme