Limaj: Ish-presidentit Chirac nuk i mungoi përkushtimi për Kosovën

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Fatmir Limaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR, ka thënë se me keqardhje të thellë e ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit francez, Jacques Chirac.

“Ish-Presidentit Shirak asnjëherë nuk i mungoi përkushtimi për vendin tonë, duke qenë përkrah shteteve mike që na dolën në ndihmë gjatë luftës në Kosovë dhe më pas”.

“Në emrin tim dhe të NISMA Socialdemokrate, i shpreh ngushëllime familjes, miqve, Ambasadës së Francës në Kosovë, bashkëpunëtorëve dhe mbarë kombit francez”.

Të ngjashme