Limaj: Ka ardhur koha që Nisma të kalojë në fazën e fuqizimit

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 19:49 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në takimin me strukturat e degës në Prishtinë tha se ka ardhur koha që partia që ai drejton të kalojë në një fazë tjetër, atë të fuqizimit.

Ai tha se Nisma ka arritur që të kthehet në shpresë për qytetarët e dalëngadalë po e mundin politikën e bërë deri më tani, siç e quajti ai, “mashtruese”.

Limaj përsëriti edhe një herë objektivat e partisë që ai drejton.

Mbrojtja e produkteve vendëse, punësimi i një anëtari në çdo familje, rritja e cilësisë në arsim e sidomos drejtimi i studentëve nga kryerja e zanateve ishin vetëm disa nga ato që përmendi kryetari Limaj.

“Nuk ka kurrfarë kuptimi me shku me një mandat qeverisës nëse nuk kemi lënë ndonjë gjurmë. Ju ftoj në fuqizim dhe angazhim të mëtutjeshëm që t’i arrijmë objektivat tona të mëdha. Ne jemi duke shkuar drejt një subjekti modern. Nuk ka mundësi në një shoqëri moderne të bëjë vetë asgjë. Një parti moderne do të thotë që ka transparencë brenda vetes, ka punë ekipore, ka diskutime, ka kritika, ka shqetësime e bashkëbisedime”.

“Ju ftoj që të jepni hapësirë djemve dhe vajzave të reja, besoni te ta, mos i paragjykoni njerëzit e rinj ose ata që nuk janë marrë aktivisht deri më tani në politikë. Ne jemi kthyer në një familje politike që është kthyer në shpresë. Ne dalëngadalë po e mundim politikën mashtruese”.

Kreu i Nismës Socialdemokrate tha se ka ardhur koha që partia që ai drejton të kalojë në një fazë tjetër, atë të fuqizimit.

Ai tha se Nisma ka arritur që të kthehet në shpresë për qytetarët e dalëngadalë po e mundin politikën e bërë deri më tani, siç e quajti ai, “mashtruese”.

Limaj në takim me strukturat e kësaj partie në rrethinën e Prishtinës përsëriti edhe një herë objektivat e partisë që ai drejton.

Mbrojtja e produkteve vendëse, punësimi i një anëtari në çdo familje, rritja e cilësisë në arsim e sidomos drejtimi i studentëve nga kryerja e zanateve ishin vetëm disa nga ato që përmendi kryetari Limaj.

“Nuk ka kurrfarë kuptimi me shku me një mandat qeverisës nëse nuk kemi lënë ndonjë gjurmë. Ju ftoj në fuqizim dhe angazhim të mëtutjeshëm që t’i arrijmë objektivat tona të mëdha. Ne jemi duke shkuar drejt një subjekti modern. Nuk ka mundësi në një shoqëri moderne të bëjë vetë asgjë. Një parti moderne do të thotë që ka transparencë brenda vetes, ka punë ekipore, ka diskutime, ka kritika, ka shqetësime e bashkëbisedime”.

“Ju ftoj që të jepni hapësirë djemve dhe vajzave të reja, besoni te ta, mos i paragjykoni njerëzit e rinj ose ata që nuk janë marrë aktivisht deri më tani në politikë. Ne jemi kthyer në një familje politike që është kthyer në shpresë. Ne dalëngadalë po e mundim politikën mashtruese”.

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kërkoi nga strukturat e Nismës që të mobilizohen në zgjerimin dhe forcimin e Nismës Socialdemokrate, raporton EO.

Krasniqi i kërkoi rinisë të bëhet përçues i vlerave të socialdemokracisë.

“Gratë tona, nënat tona, vajzat tona në shpirtin e tyre kanë më shumë solidaritetin sesa e kanë burrat. Kërkoj që rinia të bëhen përçues të vlerave të socialdemokracisë se duke u bërë përçues i vlerave të socialdemokracisë e forcojnë Nismën, e me fuqizimin e Nismës e forcojnë Kosovën. Me punën tonë 1-vjeçare në institucionet e Republikës së Kosovës kemi treguar se jemi në shërbim të qytetarit dhe të njerëzve që kanë nevojë për drejtësi më shumë e kanë nevojë për një shpirt solidariteti më të madh”.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale , Skender Reçica, tha se kanë arritur që të jenë zëri i qytetarëve në politikat qeverisëse.

“Nisma Socialdemokrate është duke u rritur në çdo cep të Kosovës. Kjo rritje është duke u bërë me punë dhe angazhim të madh. Ne ndihemi mirë që përfaqësojmë atë shtresë të popullatës i cili është zëri i vërtetë i shoqërisë sonë. Programi ynë politik po gjen zbatim në politikat qeverisëse dhe kjo po tregon tashmë rezultate.

“Dega e Prishtinës ka nisur procesin e rikonstruktimit dhe jemi të angazhuar në shtrirjen organizative të saj. Deri më tani kemi themeluar 6 nëndegë”.

Lidhur me punën e bërë nëpër degë, të pranishmit u njoftuan nga kryetarët e degëve në rrethinën e Prishtinës.

Kryetar i Degës së Nismës në Komunën e Lipjanit, Heset Sahiti, njoftoi të pranishmit lidhur me punën e degës së Nismës në këtë komunë.

“Aktiviteti ynë shënon rritje dhe përmbushje të synimeve tona për të ecur përpara”.

Sekretari i Nismës,Bilall Sherifi, tha se takimet e tilla me strukturat e partisë janë duke u aplikuar për herë të parë.

Sipas Sherifit, qytetarët e Kosovës, e veçanërisht votuesit e Nismës Socialdemokrate, kanë të drejtë të dinë se sa janë plotësuar premtimet e bëra.

Të ngjashme