Limaj: Ka ardhur koha që të rinjtë ta marrin në duar shtetin

Suharekë/ Rahovec | 07 Dhj 2018 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar turneun e takimeve me të rinjtë e partisë.

Të premten në mbrëmje, kreu i Nismës dhe zv.kryeministër i vendit ka takuar të rinjtë në Suharekë dhe Rahovec. Nga ta ka kërkuar mobilizim dhe aktivizim në jetën publike.

Krei i Nismës ka thënë se ka ardhur koha që të rinjtë ta marrin në duar shtetin. Kryetari Limaj i ka porositur të rinjtë që mos të heqin dorë nga shteti.

Në të njëjtën kohë, u ka bërë thirrje të rinjve të orientohen në zanate dhe në Qendra të Aftësimit Profesional dhe shteti do të kujdeset për punësim. Të rinjtë inovativë i ka ftuar të bëjnë plane biznesi dhe të aplikojnë në fondin e Vetëpunësimit për t’i realizuar idetë e tyre.

Nisma bën të ditur se takimet me të rinjtë tanë do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Të ngjashme