Limaj: Kemi fituar 7 deputetë, po luftojmë për të tetin

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 19:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve, raporton Ekonomia Online.

Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD tha se kjo parti ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm dhe ka fituar 7 deputetë dhe po lufton për deputetin e 8.

Limaj tha se nisma do të jetë faktor për të formuar qeverinë e ardhshme.

“Ju uroj të gjithave për një proces demokratik. kjo është një pjesë e procesit zgjedhor qe është mbyllur, edhe këtë pjesë të administrimit të procesit zgjedhor të shkoj mirë”.

“Ajo që mund të ju them gjithë Kosovës nisma ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm kemi 7 deputet dhe po luftojmë për deputetin e 8”.

“Kërkoj nga komisionarët të numërojnë votë për votë deri në fund. Nisma nga krejt raportet del  se do të jetë partia vendimtare për Qeverinë e ardhshme të republikës së Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme