Limaj kërkon edhe një javë që të rishikohet Projektligji për kompleksin e Jasharajve

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 15:17 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka kërkuar edhe një javë kohë për t’i proceduar Kuvendit mendimin lidhur me Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Limaj në mbledhjen e Qeverisë tha se javën e ardhshme do të vijnë me një ide tjetër, ngase sipas tij, katër nenet e tij nuk i përshtaten funksionit dhe idesë së Projektligjit, raporton Ekonomia Online.

“Ka nevojë të punohet edhe pak, janë 4 nene që duhet të rishikohen dhe nuk i përshtaten funksionit dhe idesë së Ligjit. Në javën tjetër mund të ndajmë këtë çështje të ndërtimit të kompleksit dhe statutit të kompleksit”, ka thënë Limaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha javën e ardhshme duhet të jenë gati ndryshimet sepse sipas tij, kompleksi është në rrezik të rrënimit.

Ndërsa pika e pestë është shtyrë për mbledhjen e radhës pasi që mungoi ministrja Dhurata Hoxha e cila ka qenë parashtruesja e nismës për plotësim-ndryshimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2015 në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë:

Të ngjashme