Limaj konteston Kurtin: S’mund të bëhet kryeministër një njeri që s’ka punuar kurrë

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk mund të bëhet kryeministër i Kosovës “një njeri që nuk ka punuar kurrë punë publike”, duke aluduar në kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Limaj, në një tubim me strukturat e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, ka thënë se disa prej kandidatëve për kryeministër të Kosovës janë “të hershëm në skenë”.

“Aktualisht nga ofertat që keni sot për kryeministër, janë disa që janë të hershëm. Kosova nuk e ka luksin që sot ta zgjedh kryeministër njeriun që për herë të parë në punën publike të shkojë e të bëhet kryeministër”, deklaroi Limaj.

“Si është e mundur në këtë situatë që ka vendi ynë, puna e parë në shtetit ai të bëhet kryeministër”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se në të kaluarën edhe ai ka refuzuar pozitën e kryeministrit.

Të ngjashme