Limaj kujton dëshmorët e rënë në betejën e Maznikut në krye me Shkëlzen Haradinajn

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatimr Limaj, ka përkujtuar dëshmorët e rënë në betejën e Maznikut në krye me Shkëlzen Haradinajn.

Limaj ka thënë se 21 vite me parë Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani u bënë mburojë me trupat e tyre në mbrojtje të civilëve të strehuar në atë zonë.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot kujtojmë me pietet dëshmorët e rënë në betejën e Maznikut; Shkëlzen Haradinaj, Luan e Fatmir Nimanaj dhe Hasim Halilaj. 21 vite më parë, Shkëlzeni, Fatmiri, Hasimi dhe Luani u bënë mburojë me trupat e tyre në mbrojtje të civilëve të strehuar në atë zonë. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!

Të ngjashme