Limaj: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, lëvizja më e rëndësishme e shqiptarëve

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi sot se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, është lëvizja me e rëndësishme e shqiptarëve, e cila rizgjoi ndjenjën kombëtare për liri dhe emancipim të shqiptarëve.

Limaj përmes një postimi në Facebook ka thënë që me rastin e 141-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, programi politik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, arriti që t’i artikulojë qartë ambiciet kombëtare për bashkimin e vilajeteve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar.

Statusi i plotë i Limajt:

141 vjet më parë, pikërisht më 10 qershor 1878, delegatët e të gjitha krahinave shqiptare, themeluan Lidhjen e Prizrenit.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, është lëvizja me e rëndësishme e shqiptarëve, e cila rizgjoi ndjenjën kombëtare për liri dhe emancipim të shqiptarëve.

Programi politik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, arriti që t’i artikulojë qartë ambiciet kombëtare për bashkimin e vilajeteve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar.

Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndër dekada mbeti frymëzim i shumë lëvizjeve kombëtare, lëvizje këto që kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në ketë ditë, kujtojmë ideologët dhe drejtuesit

e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizrenin, Abdyl Frashërin dhe Sulejman Vokshin, të cilët mbetën themeltarët e shtetit shqiptar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme