Limaj: Lutem të jenë viktimat e fundit nga Coronavirusi

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se e ka pikëlluar lajmi për vdekjen e dy qytetarëve të Kosovës të prekur nga COVID-19.

Kreu i Nismës i ka shprehur ngushëllime familjeve nga Prishtina dhe Korisha e Prizrenit.

“Lutem që të jenë viktimat e fundit nga ky virus vdekjeprurës”.

Postimi i plotë i Limajt:

Me pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e dy qytetarëve tanë të prekur me COVID- 19.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve nga Prishtina dhe Korisha e Prizrenit. Lutem që të jenë viktimat e fundit nga ky virus vdekjeprurës.

Bëj thirrje të gjithëve që ta marrin më me seriozitet situatën dhe të respektojnë në maksimum udhëzimet e institucioneve shëndetësore dhe jo vetëm.

#RriN’shpi

Të ngjashme