Limaj: Mërgata ka luajtur rol të jashtëzakonshëm

Prishtinë | 22 Pri 2018 | 22:57 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se mërgata ka luajtur rol të jashtëzakonshëm para, gjatë dhe pas luftës për Kosovën.

Kreu i Nismës Socialdemokrate i ka bërë komentet gjatë një takimi me bashkatdhetarë nga Kosova me qëndrim në në Itali, të cilëve ua ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për punën që kanë bërë për vendin.

“Mërgata në përgjithësi me kontributin dhe angazhimin e vet është pjesë e pandashme e Lirisë së Kosovës dhe për këtë do t’i jemi përjetë mirënjohës e falënderues.
Kosova i ka dyert të hapura për mërgatën”, ka thënë Limaj në këtë tubim.

“Tani më shumë se kurrë na duhet një mobilizim si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë për shtetndërtimin e vendit”.

Nëpërmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Limaj ka ftuar të gjithë kosovarët që ndodhen në mërgatë të mos heqin dorë nga Kosova, por të mobilizohen që “ta dërgojmë vendin në një fazë tjetër të zhvillimit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme