Limaj merr mbështetjen e bashkëluftëtarëve nga Ferizaj dhe Lipjani

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ish-luftëtarët e Brigadës 121 nga Lipjani dhe nga Ferizaj.

Me këtë rast, Limaj ka thënë se ka marrë mbështetje nga bashkëluftëtarët për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sa herë që takohem me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kam një ndjenjë të veçantë, sepse janë takime me bashkëluftëtarët e mi të cilët kanë rrezikuar çdo gjë për lirinë e Kosovës. Edhe takimi që pata me luftëtarët e Brigadës 121 nga Lipjani dhe nga Ferizaj ishte takim që shoqërohej me ndjenja tepër të veçanta respekti për këta njerëz te të cilët mund të mbështetemi pa asnjë rezervë sa herë që vihen në pikëpyetje interesat tona kombëtare”.

“Duke parë rreziqet që na kanosen si komb dhe sfidat me të cilat duhet të ballafaqohemi, atdhetarët e shquar dhe luftëtarët e lirisë janë duke na u bashkangjitur që të dalim sa më të fortë në mbrojtje të vlerave të mirëfillta kombëtare. Shfrytëzoj rastin t’ju përshëndes përzemërsisht juve bashkëluftëtarëve të mi, për mbështetjen e madhe që jeni duke i dhënë këtij projekti me interes jetik për vendin. Të bashkuar drejt fitores! Ju jam përjetësisht mirënjohës!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme