Limaj: Ndalimi Haradinajt, krejtësisht politik

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 14:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se arsyet e ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze janë krejtësisht politike.

Sipas tij, çështja e liderit të AAK-së nuk duhet të trajtohet si personale, por si një atak ndaj integritetit të vendit.

“Çështja e Haradinajt nuk duhet të trajtohet si çështje personale, por si atak ndaj integritetit të një vendi”, tha ai.

Limaj tha se duke u nisur nga kjo, vihen në pikëpyetje tri çështje: Integriteti i Shtetit të Kosovës; Mbrojtja dhe trajtimi i qytetareve të Kosovës dhe raporti ynë me shtetin tonë.

Ai ka kritikuar ashpër institucionet e vendit që nuk kanë marrë hapa konkretë në këtë drejtim.

Të ngjashme