Limaj: Në Bruksel shkojmë veç për njohje, territori i pacenueshëm

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 10:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkëkryesuesi i delegacionit për dialog me Serbinë, Fatmir Limaj, gjatë një debati të organizuar nga Qendra Mediale në Çagllavicë, ka thënë se në Bruksel shkojnë veç për njohje nga Serbia. Ai ka përsëritur se Kosova është e pandashme dhe territori i saj i pacenueshëm, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri Limaj, në debatin me temën “Platforma e Kosovës për dialog – realiteti apo fundi i dialogut?”, shtoi se përderisa Kosova ka një qëndrim të qartë se me çfarë kushte shkon në dialog, nga Serbia nuk ka një qëndrim zyrtar se më çfarë kushte e njohin Kosovën.

Qëndrimi i palës kosovare është i qartë u shpreh Limaj, duke shtuar se Kosova është e pandashme dhe territori i saj është i pacenueshëm, raporton EO.

“Nuk e pse gjithë ajo zhurmë në Beograd, ata e dinë që Kosova e ka një kushtetutë dhe është shtet i pavarur.

“Kosova ka një propozim zyrtar e ne nuk kem qëndrim zyrtar se me çka Serbia është e gatshme ta njohë Kosovën”.

“Ne shkojmë në Bruksel për njohje. Kosova është e pandashme e pacenueshëm territori i saj. Pa njohje nuk ka kuptim, nuk shkojmë atje të bisedojmë për kanalizim”.

Limaj u shpreh i bindur se Kosova është e gatshme që të rifillojë dialogu qysh nesër, por sipas tij, për zgjidhje nuk është e interesuar Serbia.

“Ne jemi gati që dialogu të vazhdojë nesër. Nuk ka asnjë përpjekje të vogël që Serbia t’i zgjidh problemet tona. Paragjykimet janë ato që na ka sjellë shumë gabime”.

“Habitem kur i dëgjoj deklaratat e zyrtare që nuk i njohin 2 milionë njerëz që jetojnë me kojshit e tyre. Cilat janë rezultatet e politikes së Jugosllavisë, qindra mijëra njerëz të vrarë”.

“Taksa është abuzuese, por Kosova me Serbinë nuk kanë marrëdhënie normale. Çfarë normale është kur turisti vjen në Kosovë dhe duhet të shkojë në Shkup për me shku në Serbi? Duhet t’i kthehemi normalitetit përmes negociatave”.

“Serbia nuk e njeh Kosovën. Si mund të bisedohet kur nuk njihet. Dy shtete të pavarura mund të bisedohet nëse e njohin njeri-tjetrin”.

“Nga 2008 na mungon dialogu i brendshëm, komunikimi i brendshëm. Lista Serbe nuk ka qëndrim të vetin, por ka qëndrim të Vuçiqit. Edhe kjo është problemi kryesor i serbëve të Kosovës. Do doja të ishim bashkë në tavolinë”.

Limaj u pyet se kush i përfaqëson serbët e Kosovës. “Është pyetje interesante, por për këtë duhet të përgjigjen përfaqësuesit e tyre e kush janë përfaqësuesit e tyre”.

Në këtë panel merrnin pjesë dhe analisti politikm Fadil Lepaja; kryetari i Forumit Nacional Serb, Aleksandar Đikiq dhe kryetari i Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Mbahet debat publik me temën “Platforma e Kosovës për dialog – realiteti apo fundi i dialogut?’’. Marrin pjesë: Fatmir Limaj, bashkëkryesues i ekipit kosovar në dialog; Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Progresive Demokratike etj

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, March 21, 2019

Të ngjashme