Limaj në diskutimin me shefin e BE-së: Dialogu me Serbinë të ketë agjendë të qartë dhe afat caktuar

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një takim virtual me shefin e Zyrës së BE-së, njëherësh përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë, zhvillimet me Gjykatën Speciale, liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën me pandeminë covid-19.

Limaj gjatë këtij takimi virtual ritheksoi çështjen se, integrimet evropiane janë përcaktimi dhe orientimi ynë si shtet dhe se zvarritja e procesit të liberalizimit të vizave është shumë i panevojshmëm dhe si rrjedhojë po krijon edhe pakënaqësi të qytetarëve tanë.

Po ashtu, kryetari Limaj tha se, “pres që BE sa më parë të jetësoj këtë proces në mënyrë që të rinjtë tanë të lëvizin të lirë nëpër vendet evropiane”.

Ndërsa, lidhur me procesin e dialogut me Serbinë̈, kryetari Limaj tha se nevojitet një agjendë e qartë dhe me afat caktuar, në mënyrë që të arrihet deri te marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke mes dy vendeve.

Në anën tjetër, gjatë këtij takimi virtual, Szunyog, shprehi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në funksion të jetësimit të agjendës së integrimit evropian, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për të tejkaluar sfidat që ka sjellë pandemia covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme