Limaj në Ditën e Evropës kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar për 9 Majin-Ditën e Evropës. Ai tha se sot është dita e Evropës që synojmë, Evropës në ditët e saj më të mira dhe Evropës që sot po lufton me Covid-19, që po tregon se forca e saj qëndron në solidaritet.

“Sot, në Ditën e Evropës, shpresojmë̈ që sa më parë Bashkimi Evropian të reflektoj rreth Kosovës, vendit më proevropian, që familja evropiane padrejtësisht po ia frenon të drejtën e qytetarëve të saj për të lëvizur pa viza nëpër Evropën që duan. E ardhmja jonë është̈ Evropa dhe perspektiva evropiane”, ka shkruar Limaj në rrjetin social në Facebook.

Postimi i plotë:

“Urime 9 Maji – Dita e Evropës! Kjo e shtunë është̈ Dita e Evropës, të cilën ne po e synojmë̈ dhe e duam! Evropës në ditët e saj më të mira dhe Evropës së sotme në luftë me COVID-19, që po tregon se forca e saj qëndron në solidaritet.

Sot, në Ditën e Evropës, shpresojmë̈ që sa më parë Bashkimi Evropian të reflektoj rreth Kosovës, vendit më proevropian, që familja evropiane padrejtësisht po ia frenon të drejtën e qytetarëve të saj për të lëvizur pa viza nëpër Evropën që duan.

E ardhmja jonë është̈ Evropa dhe perspektiva evropiane. Mirënjohje themeluesve të BE-së dhe gjithë̈ atyre që u përkushtuan në zhvillimin e projektit të paqes dhe prosperitetit, që eliminoi konfliktet dhe luftërat. Urime!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme