Limaj në Ferizaj: Nisma dhe koalicioni ynë do të korrin rezultate të mëdha në zgjedhjet e 6 tetorit

Prishtinë | 15 Sht 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmë ka mbajtur tubim me struktura dhe përkrahës të kësaj partie në komunën e Ferizajt ku thotë se ky tubim ka forcuar bindjen se Nisma dhe koalicioni ynë do të korrin rezultate të mëdha në zgjedhjet e 6 tetorit.

Postimi i plotë i Limajt:

Edhe qyteti i kulturës dhe i lëvizjeve të mëdha kombëtare, Ferizaj, ka vendosur të bëhet Bashkë për Shtetin.

Tubimi i mbrëmshëm me struktura dhe përkrahës të Nismës ma forcoi bindjen se Nisma dhe koalicioni ynë do të korrin rezultate të mëdha në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kosova para vetes i ka pesë oferta për qeverisje dhe jam i bindur që oferta e Nismës dhe koalicionit tonë është më e mira dhe më e duhura për qytetarët tanë.

Nisma dhe unë e duam votën e zemrës dhe besimit, ne nuk e duam votën e pazareve dhe mashtrimit.

Prandaj qytetarët e Ferizajt e kanë rastin ideal t’i mbështesin kandidatët për deputetë të Nismës nga kjo komunë të cilët janë garanca më e mirë se do t’i mbrojnë denjësisht interesat e tyre.

Ftesa ime për të gjithë është që të kthehemi në aktivistë dhe t’i shpalosim në çdo cep të vendit vlerat dhe programin tonë socialdemokrat.

Bashkë për Ferizajn!

Bashkë për Shtetin!

Image may contain: 7 people, people standing, suit and shoes
Image may contain: 17 people, crowd and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme