Limaj në Gjakovë: Ne e kemi pasë ëndërr lirinë e Kosovës, rinia sot ta ketë shtetndërtimin

Gjakovë | 10 Nën 2018 | 18:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur takim me të rinjtë e Nismës në Gjakovë, gjatë të cilit ka thënë se dy nga gjërat më të rëndësishme për të cilat sot ka mbajtur këtë tur, ka qenë arsimimi dhe vetëpunësimi.

Ai ka thënë se rinia sot duhet ta ketë një ëndërr kolektive dhe që ajo duhet të jetë shtetndërtimi i Kosovës, pasi sipas tij, ëndrrat individuale nuk kanë sjellë rezultate asnjëherë.

“Qendra e arsimit profesional dhe vetëpunësimi. Sot kemi të rinjë që nuk kanë asnjë zanat. Nuk mundet me qenë një fëmi më i keq ose më i mirë, me dallu kush e kryen fakultetin, kush nuk e kryen fakultetin. Një vajzë a një djalë të mirë e përcakton karakteri, respekti, puna, angazhimi, sjellja etj. Nuk na ka falë Zoti krejtve me kry fakultet, po zanat mundemi me marrë secili. Djem e vajza kthejuni zanatit. Shkoni aty ku ju mbështet shteti. Ne jemi të gatshëm me iu mbështet”.

“Ne po dojmë me e mobilizu rininë e Kosovës, ata që dojnë me punu, ata që s’dojnë me punu, Zoti i ndihmoftë. I ri veç një herë bëhesh, i papjekur gjithmonë mbet. Mos e çoni rininë poshtë”.

“Ju kisha lutë djem e vajza që t’i kthehemi punës”.

“Një djalë dhe vajzë 18 vjeçare nuk duhet ta fillojë jetën me kërkesa individuale por duhet t’i hap sytë, të punojë, të investojë për veten e tij. Që shoqëria t’ia shohë vlerat. Ne po vazhdojmë me kërkesa, pa qenë të gatshëm me bë asgjë vetë. Rrijmë, zgjedhim nejen, në vend që të hulumtojmë vetëiniciativa. Kërkesat tuaja nuk kanë me gjetë adresim, prandaj këto kërkesa individuale t’i kthejmë në program dhe vizion për ta ndryshuar gjendjen e shumicës në vendin tonë”.

“Secili duhet të ketë ëndrra individuale, por përveç kësaj a ka një ëndërr kolektive si ne që e kemi pasë, një konsensus i pathënë, i pa votuar. Nëse ne dikur e kemi pasë ëndërr lirinë e Kosovës, rinia sot ta ketë shtetndërtimin e Kosovës e për të qenë krenar që jemi këtu, që jetojmë në Gjakovë, që vendi ynë e ka emrin Kosovë, e me qu pasaportën përpjetë e me qenë krenar”.

Të ngjashme