Limaj në Gjilan: Nisma ka nisur t’i përmbushë 4 zotimet

Gjilan | 20 Tet 2017 | 17:32 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, i kishin pasur 4 zotime dhe tashmë kanë nisur t’i përmbushin ato.

“Jemi zotuar se çdo familje në Kosovë do ta ketë së paku një punësuar; ta ndihmojmë vetëpunësimin; zhvillimin e bujqësisë dhe ndërmarrjet e vogla. Këto zotime kemi filluar t’i zbatojmë”, ka thënë Limaj, në tubimin përmbyllës të fushatës në Gjilan, raporton Ekonomia Online.

Ai ka treguar se pikërisht sot dy ministritë që drejtohen nga Nisma, ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kanë lansuar programin për Praktikë në Punë për të mbështetur të papunët e sapodiplomuar.

“200 intelektualëve, vajza dhe djem të rinj, do t’iu jepet hapësirë për punësim”, tha Limaj.

“Ne nuk flasim pa menduar mirë. Kam thënë që Gjilanit i duhet një elitë e re politike; ka të rinj që janë heshtur, janë të injoruar, janë të paragjykuar ende pa e nisur punën”.

“Objektivi dhe misioni i Nismës është me iu dhënë mundësi drejtuesve të rinj të Gjilanit, që në mënyrë të dinjitetshme ta zhvillojnë këtë rajon”, u shpreh kreu i Nismës.

Nisma mbyll fushatën në Gjilan, Hasani thotë se Nisma i mban premtimet

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Bajram Hasani, u zotua para qytetarëve gjilanas se Nisma nuk premton diçka që nuk realizohet.

“Jemi mbledhur sot këtu për ta përmbyllur fushatën zgjedhore. Gjatë këtyre ditëve të fushatës por edhe më herët kemi vizituar çdo lagje të qytetit e çdo fshat të komunës sonë. Gjatë kësaj kohe kemi parë shumë e shumë probleme që e rëndojnë jetën e qytetarit të Gjilanit, por edhe dëshirën e vullnetin e tyre për ta përkrahur programin e Nismës për Kosovën, program i cili është i bazuar në parimet social demokrate”, tha Hasani.

“Te qytetarët e Gjilanit po rritet besimi në Nismën për Kosovën, sepse ata e panë dhe u bindën se programi socialdemokrat që ne u kemi ofruar është zgjidhja më e mirë dhe më e mençur për hallet që rëndojnë mbi supet e tyre. Ajo që mua më dha forcë për këtë garë ishte mbështetja dhe mikpritja e ngrohtë kudo që kemi qenë”.

“Vetëm një muaj që jam ne krye të MTI-së e dëshmuam përkushtimin tonë për punësimin e të rinjve. Sot kemi nënshkruar një marrëveshje sipas të cilës 200 studentë do të kryejnë punë praktike në sektorin privat. Me këtë po e zvogëlojmë hendekun e papunësisë”, tha ministri aktual i Tregtisë dhe Industrisë (MTI).

“Ashtu siç po bëjmë në nivelin qendror, edhe Gjilani ynë më nuk do të vuaj nga mungesa e ujit, era e bërllokut, qytetarët tanë më nuk do të bllokohen në trafik për orë të tëra, të rinjtë tanë do të kenë hapësira të mjaftueshme për rekreacion dhe zhvillim të talenteve të tyre. Qytetarët e Gjilanit më nuk do të kenë rrugë plotë baltë, nuk do të frikësohen se sa herë do të bjerë shi do të dëmtohet prona e tyre nga vërshimet dhe nuk do të qelben nga erërat”.

“Nënat më nuk do të frikësohen të fillojnë punën pas pushimit të lehonisë, sepse do të kemi çerdhe të mjaftueshme. Sportistët dhe sportdashësit gjilanas në këtë qeverisje do të krenohen me stadiumin dhe sallat sportive. Nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjilanit do të kenë kushte për ta avancuar nxënien e dijes. Komuna më nuk do të jetë vend ku do të frikësoheni të shkoni dhe të qani hallet tuaja, sepse ne do të jem çdo ditë përkrah jush”, ka vazhduar Hasani.

“Gjilani ynë, meriton më shumë. Gjilani dhe qytetarët e tonë meritojnë qeverisje të dinjitetshme ku secili qytetar pa dallim partie do të jetë i barabartë. Më nuk do të punësohen vetëm personat e afërt me pushtetin, por vendin e punës do e fitojë ai i cili ka përgatitjen e duhur profesionale”.

“A jeni lodhur nga keqqeverisja? A jeni lodhur nga papunësia dhe varfëria? Sigurisht që po. Por ju betohem, se në qeverisjen time do të qeverisim bashkë dhe secila familje do ta ketë të paktën një të punësuar:.

“Bashkëqytetarë të dashur, ka ardhur koha për ndryshime rrënjësore, ka ardhur koha për Nismën! Për një qeverisje me duar të pastra, për një qeverisje ku zot do të jetë qytetari. Synim i imi do të jetë mirëqenia e punëtorit, nxënësit, mjekut, pensionistit dhe çdo qytetari”.

“22 tetori po vjen, ndryshimi po vjen. Po ndihet era e ndryshimit. Mos harroni më 22 tetor, që me votën tuaj të dënoni ata që e shkatërruan për kaq vite Gjilanin. Mos harroni që të dielën të dilni të gjithë dhe të votoni, ta shfrytëzoni të drejtën tuaj por edhe të vendosni për katër vitet e ardhshme të jetës tuaj”, ka porositur kandidati i Nismës, Bajram Hasani.

Image may contain: 21 people, people smiling, suit

Image may contain: 23 people, people smiling, crowd

Image may contain: 2 people, people standing

Image may contain: 21 people, indoor

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: 1 personImage may contain: one or more people and crowd

Image may contain: 23 people, people smiling, wedding

Të ngjashme