Limaj në Lipjan: Mos i votoni njerëzit që e votuan Gjykatën Speciale

Lipjan | 01 Tet 2019 | 19:58 | Nga Luiza Vrajolli-Mulliqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, tha sot në Lipjan që plani i tyre për të bërë ndryshime është një hap i madh për Kosovën.

Ai duke përmendur votimin e Gjykatës Speciale përmendi njerëzit të cilët u shitën për ta votuar këtë Gjykatë.

“Nga përvoja ime politike kamë parë me sy të mijë se si gabohet politikisht, kam parë me sy të mijë që e di që është keq dhe prapë kanë votuar sepse nuk kanë pasë dinjitet të mjaftueshëm për të thënë ‘jo’. Ka shumë që po kërkojnë vota, kthehuni dhe shikojeni Gjykatën Speciale, çka kanë fol e votuar. Ai njeri që i qet çmim vetes gjithmonë dikush ka me ble. Ne jemi bashkuar për t’i thënë jo këtij fenomeni bashkë për shtetin, qeverinë e lirë, sigurim social, reforma të pensionit”

Kandidati për deputet, Bekim Brestovci, ka premtuar krijimin e Fondit për Investime Aksionare.

“Ne nuk mund të pajtohemi me gjendjen e pensionistëve, pacientëve dhe të rinjëve që po ngelin të papunë. Ne kemi nevojë për ndryshim rreth një platforme për ndryshimin e madh me 6 tetor. Edhe punëtorit, intelektualit dhe bujkut do i sjellim rezultate. Do ta bëjmë Fondin për Investime Aksionare”, tha ai, raporton EO.

Kandidati tjetër për deputet, Eset Sahiti, tha se Nisma është e përkushtuar për ta ndryshuar vendin.

“Ne do të krijojmë një mjedis që do të stimulojë krijimin e një mjedisi më të mirë, do të angazhohemi me njerëzit e ditur afarist, sindikatat, shoqërinë civile dhe qytetarët. Ju ftojmë që më 6 tetor të votoni numrin 122 dhe Fatmir Limajn për kryeministër”, tha ai, raporton EO.

Image may contain: one or more people, crowd and indoor
Image may contain: 15 people, people standing, crowd, wedding and indoor

Të ngjashme