Limaj në Prizren: Koha ka dëshmuar sa shumë i nevojshëm ka qenë themelimi i Nismës

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari Partisë NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se bashkë me anëtarin e Kryesisë, Skënder Reçica, kanë marrë pjesë në mbledhjen e këshillit drejtues të degës së Nismës në Prizren, ku u zgjodh kryesia e re në këtë qytet.

Limaj ka shkruar se Alternativa e Nismës në Prizren po fuqizohet çdo ditë e më shumë dhe se koha ka dëshmuar sa shumë i nevojshëm ka qenë themelimi i Nismës.

“Kryesisë së re i urova suksese dhe i ftova që frymën e Nismës Socialdemokrate ta zhvillojmë në fshatra dhe lagje të Prizrenit. Alternativa e Nismës në Prizren po fuqizohet çdo ditë e më shumë dhe koha ka dëshmuar sa shumë i nevojshëm ka qenë themelimi i Nismës”, ka shkruar Limaj.

“Nisma në Prizren ka në strukturat e veta njerëz të cilët janë dëshmuar në etapa të ndryshme dhe tani është koha që të gjithë bashkë të angazhohemi në funksion të forcimit dhe rritjes së Nismës në këtë qytet”, shton Limaj.

Image may contain: 6 people, people sitting, text and indoor
Image may contain: 1 person, indoor
Image may contain: 12 people, indoor
Image may contain: 11 people
Image may contain: 4 people
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme