Limaj në Shtime u premton mbështetje të rinjve që zgjedhin të kryejnë zanate

Shtime | 19 Nën 2018 | 17:49 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në takimin me të rinjtë e kësaj partie në Shtime, ka përsëritur se rinia nuk duhet t’u drejtohet vetëm fakulteteve si zgjedhje e vetme, por të drejtohet edhe nga zanatet.

Ai i ka inkurajuar të rinjtë të shkollohen, të punojnë e të mos largohen nga vendi, raporton Ekonomia Online.

“Këtu je në vendin tënd, është pjesë e jotja. Është dallim i madh. Ne e kemi përjetu atë situatë, të injorojnë, të përçmojnë, të fyejnë. Të kthehemi pak, e di që kemi probleme të shumta, i keni kërkesat më të mëdha, por të kthehemi pak të bëhemi realistë. Mësoni, shkollohuni, punoni. Bëhuni gati me e marrë jetën në duart e juaja”.

Sipas Limajt, nuk e ka vetëm shteti fajin, por të gjithë duhet ta marrin përgjegjësinë nga pak.

“Nëse nuk iu pëlqen qeveria ndërroni, nëse nuk iu pëlqen kryeministri ndërrojeni, komunën, ndërroni, nëse nuk iu pëlqejmë ne ndërronani, por mos ia vëni fajin shtetit. Duhet të gjithë me e marrë përgjegjësinë ka pak. Ne jemi ardhë me iu thënë ndihmonani, që t’ju ndihmojmë edhe ne ju. Tregoni interesim që secili me i kry detyrat e veta në shkollë. Tu e ndihmu njëri-tjetrin me ardhë në projekte tjera”.

Limaj premtoi që do t’i mbështesin të rinjtë që zgjedhin zanatin.  Ai përmendi ndërmarrjet të cilat kërkojnë staf të profesionalizuar në zanat, raporton EO.

“Hajde ta provojmë t’i regjistrojmë shkollat profesionale, t’iu rrimë prapa dhe ne e marrim përsipër me ia gjetë punën me zanatin që e ka kry”.

“Ne kemi shpalos dy pika këtu në Shtime, tema e punësimit dhe stimulimi i ndërmarrjeve tona të cilat do të hapin vende të reja pune. Po prodhojmë një plan që po ftojmë të rinjtë e Kosovës, e ju duhet të ftoni të Shtimes, projekti i riaktivizimit të rinisë, që pak a shumë janë pasivizuar, janë kthy në botën e tyre individuale duke ikur nga rrethi ku i rrethon me mendimin se nuk mund të ndryshojë. Të aktivizohemi bashkë për problemet që ballafaqohemi përditë”.

Albert Maxhuni, kryetar i rinisë në këtë rajon, ka mbështetur mesazhin e Limajt që të rinjtë t’u drejtohen zanateve.

“I ftojmë drejtuesit këtu që t’i ftojnë rininë drejt arsimit profesional. Ata që kanë kreativitet ta ndiejnë dorën e shtetit sepse sot vendimet, sot për herë të parë djemtë dhe vajzat mund ta ndiejnë dorën e shtetit”.

Image may contain: 1 person, crowdImage may contain: 2 people
Image may contain: 24 people, people smiling, people sitting and crowd

Image may contain: 7 people, crowd

Të ngjashme