Limaj në Suharekë: Do ta jetësojmë projektin e vetëpunësimit

Suharekë | 05 Qer 2017 | 15:48 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore ka vizituar tri biznese në Suharekë, konkretisht në Zonën Industriale në të cilën gjenden mbi 40 biznese.

Ai ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është të shikohen mundësitë për realizimin e projektit të Nismës, që ka për synim mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, raporton Ekonomia Online.

Limaj ka premtuar që do ta fillojë jetësimin e projektit të vetëpunësimit menjëherë pas krijimit të institucioneve.

Gjatë takimit me biznesmenë Limaj ka thënë se dëshiron ta sheh Kosovën në lëvizje ashtu sikurse ka parë edhe fabrikat aty.

“Nga ajo që kam parë sot këtu jam impresionuar, këtu është Kosova më lëvizje dhe ajo çka ne po dom sikur këtu në këtë Zonë Industriale me kthye Kosovën në lëvizje gjithkund dhe me i ofrua mundësi dhe perspektivë të re. Nga informacionet që morëm këtu janë 40 biznese me qindra të punësuar dhe nëse shteti vendos mi mbështet këta njerëz projekti i Nismës për Vetëpunësim dhe projekti i Nismës për të punësuar nga çdo familje nga një anëtarë jo që është i realizueshëm por shumë shpejtë mund ta përfundojmë nëse gjendet një partneritet dhe bashkëpunim me biznesin këtu”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se në këtë vizitë ka takuar drejtues biznesesh duke bashkëbiseduar me ta, madje ka shtuar se do te kthehet në Prishtinë me besim të plotë që e kanë parë të mundshëm realizimin e projekti dhe me bindje të sforcuar për ti mbështetur këto biznese.

“Shikoni këtë fabrikë ku jemi këtu, kjo është mrekulli për vendin tonë dhe kjo tregon që njerëzit tonë janë punëtorë kanë vullnet dhe dinë çka donë por ajo çka ju nevojitet është mbështetja. Të mos shpenzohen mjete e djersë aty ku ata nuk duhet ta shpenzojnë por duhet ta bëjë shteti. Ky biznes këtu kërkon që shteti me i krye punët e veta dhe biznesi të vetat dhe kështu me ndihmua ecjen dhe futjen në lëvizje të shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Zona industriale në Suharekë ka më shumë se 40 biznese me 700 të punësuar.

Të ngjashme