Limaj nga Malisheva: Tregoni referendum më 14 shkurt, rreshtohuni me çlirimtarët

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në qytetin e Malishevës këtë të mërkure u ka bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë këtë subjekt politik në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Limaj gjatë një tubimi me simpatizantët e tij atje e ka përshëndetur Jakup Krasniqin, i cili është i akuzuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Këtu me ne sot nuk është një burrë i madh, i cili ia fali tërë jetën lirisë dhe pavarësisë së vendit, ai është Baci Jakup, qe e përshëndetim nga këtu, ne jemi të rreshtuar me çlirimtarët. Unë kamë pasë besim në vendlindjen time Malishevën, të cilën nuk e kam zhgënjyer asnjëherë”.

“Do të vazhdojë të përulem dhe ta kem angazhimin tim për t’i shërbyer Malishevës dhe tërë Kosovës. Asnjëherë nuk u kemi zhgënjyer, asnjëherë nuk u kemi bërë keq. Ne jemi të lindur për të luftuar dhe fituar. Lufta jonë ka qenë të luftojmë dhe të fitojmë, edhe në këto zgjedhje do të fitojmë”.

“Ne do të vazhdojmë me këtë mbështetje që po na jepni dhe na keni dhënë. Këtë ekip të Nismës që e keni këtu përball do t’iu qesim çdo herë faqebardhë. Kërkesa ime për ju është këto që kanë mbetur të tregoni një referendum në zgjedhjet e 14 shkurtit, ju duhet të ju tregonit të gjithëve se do të rreshtoheni me çlirimtarët”.

“Ne jemi i vetmi zë i shpresës dhe i guximit që gjithë botës do t’i tregojmë për gjenocidin serb që është bërë në Kosovë”, ka thënë Limaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme