Limaj: Nga sot Kosova e ka një pozicion zyrtar dhe një zë që ka votuar në Kuvend

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 17:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkënegociatori  për Dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj, i ka cilësuar si ngjarje të rëndësishme votimin e Ligjit për Delegacionin dhe Platformën për Dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

“Kanë ndodhë dy ngjarje të rëndësishme, Parlamenti ka votuar ligjin për delegacionin mbi të gjitha platformën. Nga sot Kosova e ka një pozicion zyrtar dhe një zë që ka votuar në Kuvend. Negocimi e mundshëm me Serbinë do ta ketë platformën. Kjo platformë mbështetet tërësisht në Kushtetutën e Kosovës ndërsa delegacioni është votuar nga Parlamenti dhe Platformën e ka delegacioni shtetëror i mbështetur në parlament.
Ligji i përcakton kompetencat, më shumë merret me kompetencat. Ndërsa platforma i ka parimet. Janë diku dhjetë parime që janë udhërrëfyes mes dialogut Kosovë- Serbi”, tha ai.

Të ngjashme