Limaj: Nuk është koha për beteja politike, Agim Veliu vetëm mbështeti idenë e Isa Mustafës

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 14:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj  ka thënë se nuk është koha për beteja politike.

Kjo deklaratë e Limajt vjen pas shkarkimin të Agim Veliut prej ministrit të Punëve të Brendshme, nga kryeministrit Albin Kurti,  raporton Ekonomia Online.

Limaj ka thënë se Veliu vetëm e ka mbështetur idenë e Isa Mustafës dhe nuk  është koha për beteja politike.

“Nuk është koha të bëjmë beteja politike. Apeli im është që partitë politike të jenë të gjitha në funksion të parandalimit të këtij virusi dhe nuk kemi kohë për beteja politike. Ministri i rendit ka  mbështetur qëndrimin e Mustafës, por këto janë çështje të brendshme të partnerëve dhe nuk kam ndonjë koment.”, shtoi ai.

Të ngjashme