Limaj: Nuk lejojmë të bëhet pazar me Kosovën

Prishtinë | 25 Shk 2017 | 16:07 | Nga

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se Kosova ende ka mijëra të pagjetur derisa pushtetarët shkojnë dhe puthen në dialogun e Brukselit.

Sipas tij, këta pushtetar janë kthyer në kërcenin për vendin sepse fatin e Kosovës e kanë lidhur me fatin e tyre.

Në përvjetorin e tretë të themelimit të Nismës për Kosovën, Limaj tha para simpatizantëve se ata ishin nismëtar të bashkimit të opozitës, ishin ata që nuk lëshuan pe dhe se deputetët e Nismës në Kuvend nuk pranuan shantazheve e joshjes duke i qëndruar besnik parimeve të veta.

Fatmir Limaj ka lëshuar akuza në drejtim të Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Kadri Veselit, për të cilët ka thënë se e kanë venë në rrezik Republikën e Kosovës për të shpëtuar veten.

Ai ka thënë se NISMA s’do të lejojë të bëhet pazare me Shtetin e Kosovës.

Limaj ka thënë se Shteti aktualisht është pa udhëheqës.

“Kosova ka mbetur pa Zot, pa drejtues. Luhet me vendin tonë. Shkohet e bisedohet pa asnjë kusht me xhelatin tonë”, ka thënë Limaj.

Ish-Ministri i Transportit ka thënë se Qeveria e Kosovës s’do të mbahet mend për asnjë punë të mirë që e kanë bërë për Shtetin.

“Për Asociacionin, Gjykatën Speciale, Demarkacionin. Për këto gjëra do të mbahet mend kjo Qeveri”, ka shtuar ai.

“Fatin e Kosovës e kanë lidhur me fatin e tyre individual. Janë të gatshëm të bëjnë pazar me Republikën e Kosovës për të shpëtuar veten”, ka shtuar ai.

Limaj shtoi se jo rastësisht kanë vënë slloganin “Ne mbajmë fjalën”, sepse ata mbajnë fjalën dhe nuk i thejnë parimet e tyre në dëm të Kosovës.

Njëri nga themeluesit e NISMA-s, Jakup Krasniqi, ka thënë që drejtuesit e kësaj partie kanë mbajt fjalën e dhënë dhe i qëndruan besnik Kosovës, përderisa uroi trevjetorin e partisë.

“Kosovës i duhen social-demokratët për t’u garantuar lirinë, drejtësinë dhe solidaritetin. Ka shumë punë për t’u bërë, për të jetësuar me dinjitet atë që e krijuam me flijimin e shumë gjeneratave” ka thënë Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme